Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, ka zhvilluar punëtorinë e radhës për programin e tij qeverisës me qytetarët e Komunës së Gjilanit.
Në këtë punëtori, si rrallëherë, Hamza ka bërë bashkë dy tifozë të klubeve futbollistike rivale të këtij qyteti, njërin të “Dritës” dhe tjetrin të “Gjilanit”.
“Dy tifozë të klubeve futbollistike “Drita” dhe “Gjilani”, u bën bashkë në punëtorinë time në Gjilan. Edhe dy tifozëritë e kësaj komune, “Intelektualët” dhe “Skifterat”, do t’i bëjmë bashkë në Stadiumin e Gjilanit, i cili me prioritet do të ndërtohet gjatë mandatit tim si kryeministër”, ka thënë Hamza.
Disa nga kërkesat e qytetarëve ndaj Hamzës ishin rregullimi i rrugës Gjilan – Prishtinë, përmirësimi i kushteve për bizneset, përzgjedhja e mësimdhënësve mbi parimin e meritokracisë, si dhe më shumë vëmendje për artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore.
Hamza ka kërkuar besimin e qytetarëve, duke u zotuar se atë që e thotë e realizon.
“Unë nuk pres vetë me qenë në politikë në 20 vitet e ardhshme, mirëpo unë kam obligim të krijoj perspektivën për 20 vitet e ardhshme”, ka theksuar Hamza./Arbresh.info
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...