Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malajn.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza bëri të ditur se me Malajn bashkëbisedoi për forcimin e lidhjeve kombëtare dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Pos tjerash, i pari i PDK-së tha se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve shkojnë përtej diplomacisë.
“Ato janë vëllazëri, histori dhe një e ardhme e përbashkët. Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku, të lidhura ngushtë nga vlerat dhe përgjegjësia ndaj kombit tonë”, ka shkruar Hamza.
Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vi...
Shpërthen gypi, pa ujë përkohësisht Mitrovica e Veriut, Zveç...
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta...
Nisin punimet për ndërtimin e rrethit në rrugën Prishtinë-Gj...
Villa rikthehet te Atletico Madrid, emërohet në bordin drejt...
Trump: Irani mund të garojë në Kupën e Botës, por s’është e ...