Hamza takon Drejtoreshën e Bankës Botërore për Balkanin Perëndimor, Van Gelder

18:46 | 15 Nëntor 2017

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka pritur në takim Drejtoreshën e Bankës Botërore për Balkanin Perëndimorë Linda van Gelder, Drejtoreshën për Operacione dhe Strategy në BB Mariam Sherman si dhe Menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë Marco Mantovanelli.

“Ministri Hmaza e informoj Drejtoreshën e Bankës Botërore për Balkanin Perëndimorë Linda van Gelder për progresin e arritur nga Ministria e Financave lidhur me Rishikimin e buxhetit 2017 dhe përgatitjen e Buxhetit 2018 si dhe për planet e zhvillimore që do të implementohen në bashkëpunim me Bankën Botërore për avancimin dhe zhvillimin e sektorit privat si bartës i zhvillimit ekonomike dhe uljes së papunësisë në Kosovë”, njofton ministria.

“Gjithashtu ministri Hamza falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen e dhënë që nga vitit 1999, ku BB ka dhënë më shumë se 400 milion dollar në forma të ndryshme për Kosovën, e që pa dyshim kjo ndihmë ka ndikuar shumë në zhvillimin e vendit tonë në të gjitha sferat”.

Ndërsa, Van Gelder, thuhet se ka përgëzuar ministrin Hamza për progresin e bërë gjatë kësaj periudhe kohore dhe shprehi kënaqësinë për vizitën e saj në Kosovë dhe për lancimin e Kornizës së Partneritetit me Kosovën për periudhën 2017-2021, e cila mbulon rujtjen e stabilitetit makroekonomik, eliminim e barrierave në investimet infrsatrukturore dhe do të ndikojë në krijimin e një klime më të mire për investime, si dhe në ndertimin e kapitalit njerëzorë dhe ofrimin e mundësive të barabarta.

Gjatë takimit të dyja palët janë pajtuar për rritjen e bashkëpunimit edhe në të ardhmen për të mirën e institucioneve dhe të qytetarëve të vendit tonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara