Zyrtari i PDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Bedri Hamza ka bërë të ditur se sot paradite ka qenë te rezervuarët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” për ta parë nga afër gjendjen e tyre.
Ai ka falënderuar të gjithë zyrtarët që po angazhohen në vendngjarje për sanimin e dëmit, qytetarët për durimin, mirëkuptimin e maturinë dhe mediat për raportimin korrekt.
“I falënderoj të gjithë zyrtarët që po angazhohen në vendngjarje për sanimin e dëmit, qytetarët për durimin, mirëkuptimin e maturinë dhe mediat për raportimin korrekt. U jam mirënjohës të gjithë partnerëve ndërkombëtarë për reagimet e tyre të shpejta dhe të vendosura për zhvillimet në veriun e vendit”.
“Siguria e qytetarëve, siguria e infrastrukturës publike, ruajtja e rendit dhe rikthimi i normalitetit duhet të jenë prioritete absolute për të gjithë ne”, shkroi tutje Hamza./Arbresh.info/
Zjarr në një lokal në Tiranë
“Ti nuk je burrë”, debat me ofendime mes Xhenetës dhe Gjesti...
Gjermania, vendi i të sëmurëve?
Pse është e vështirë të prodhohet një veturë e vërtetë sport...
Një milion italianë u larguan nga vendi në 10 vitet e fundit
Këto domene të internetit janë një strehë për kriminelët kib...