Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza i ka konsideruar shqetësuese mospërputhjet e mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave.
Sipas tij, rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë, shkruan Arbresh.info.
“Janë tepër shqetësuese mospërputhjet e mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave. Në këto rrethana të krijuara, si Kryetar i PDK-së vlerësoj se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë. Institucionet përgjegjëse e kanë obligim kushtetues të veprojnë menjëherë për ta mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.”, ka shkruar ai.
“Çdo vonesë apo hezitim është cenim i drejtpërdrejtë i besimit qytetar.”, u shpreh kreu i PDK-së./Arbresh.info
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...