Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur sot në një takim miqësor ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu.
Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen aktuale në komunën e Mitrovicës, si dhe për zhvillimet e përgjithshme në nivel vendi.
Kryetari Hamza e informoi ish-Presidentin Moisiu për sfidat dhe të arriturat në komunë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Kryetari Hamza falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e saj shtetformuese, duke theksuar nevojën për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, në funksion të përparimit dhe stabilitetit rajonal./Arbresh.info
Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit