Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka takuar sot dy diplomatët e lartë të Norvegjisë, përfaqësuesin e veçantë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen dhe ambasadorin, Haakon Blankenborg.
Me anë të një postimi në Facebook, Hamza bëri të ditur se me diplomatët norvegjez kanë biseduar për punën e përbashkët që i pret, përcjell Arbresh.info.
“Synimi im është zhvillimi i ekonomisë, shëndetësisë, arsimit dhe i sektorëve që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve tanë. Ne të gjithë e duam një Kosovë në paqe e prosperitet, në rrugë të sigurt të integrimit në BE dhe NATO. Ky është interesi i qytetarëve dhe i shtetit të Kosovës. Ky është interesi edhe i partnerëve tanë. Për këtë e kemi pasur dhe do ta kemi përkrahjen e Norvegjisë”, tha Hamza
“Për këtë u jemi përherë mirënjohës dhe i gëzohemi mundësisë që ta vazhdojmë bashkëpunimin me miqtë tanë norvegjezë”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info.
Qeveria mbajti mbledhje elektronike, merren disa vendime
Maqedonci: Ëndrra e Adem Jasharit për shtet dhe ushtri, ësht...
Bora rinovon kontratën me trajnerin Zoran Kašćelan
Osmani propozon zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit, p...
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...