Hamza pranon ftesën e Kurtit: Jam gati të takohemi nesër në 09:00

17:13 | 9 Korrik 2026
H.E

Bedri Hamza, kreu i PDK-së, e ka pranuar ftesën e Albin Kurtit për takim të premten, ku pritet të diskutohet për formimin e institucioneve të reja.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Hamza ka deklaruar se partia e tij do të sillet në mënyrë të përgjegjshme dhe institucionale, duke theksuar se prioritet për PDK-në është adresimi i sfidave të Kosovës dhe jo ndarja e posteve.

“Unë do të sillem në mënyrë të përgjegjshme dhe institucionale. Nuk jam kundër që të ketë takime, mirëpo para se të flasim për pozitat e kam thënë dhe e ripërsëris është tepër e rëndësishme prioritetet, vizioni për të ardhmen, programi, adresimi i sfidave të cilat i ka Kosova. Nëse nuk ka dakordim për këto, nuk është qëllimi i PDK-së të ketë një numër të caktuar të ministrive, të ketë një kryetar kuvendi, presidentin apo sidoqoftë”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale