Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se rezultati i partisë që udhëheq nuk ka qenë ai që e ka pritur në këto zgjedhje të parkohshme parlamentare. Hamza ka thënë se nuk i ik përgjegjësisë dhe se do të shqyrtojë çdo vendim me strukturat e partisë.
“PDK ka pritur rezultat më të mirë, unë kam pritur rezultat më të mirë. I nevojitet tjetër rezultat PDK-së, por ne kemi arritur të ruajmë votën dhe elektoratin tonë. Pozita i ka përgjegjësitë e veta, unë nuk jam nga ata që ikin pas përgjegjësive. Këto ditë do t’i kemi takimet me strukturat e partisë, vendimet i marrë në kohë, të analizuara, të peshuara mirë dhe sigurisht nuk vonohem në vendimarrje”, tha ai, në konferencën që u thirr sot, një ditë pas shpalljes së rezultateve preliminare nga KQZ.
Hamza ka uruar Albin Kurtin dhe LVV-në për rezultatet e djeshme, teksa tha se pret shpejt formimin e institucioneve dhe bëri thirrje që mos të ketë vakum institucional.
“Zgjedhjet kanë përfunduar mbrëmë. Koha s’ka qenë e mjaftueshme që të shohim çka dhe ku ka ndodh. Po e përsëris PDK ka arritur ta ruaj votën edhe si përqindje edhe si numër votash”, tha ai, për mos reagimin partiak dje.
Ai tha se PDK së shpejti do të reformohet përmes zgjedhjeve të brendshme, e cila ka munguar nga viti 2019 si proces.
Putin nënshkruan ligjin që i lejon Rusisë të injorojë vendim...
VV e PDK zyrtarizojnë koalicionin në Podujevë një ditë pas z...
Duka komenton raportin me Tifozat Kuq e Zi: I kemi prishur p...
Rama: Vlonjatëve të mi u kërkoj ndjesë, pajisjet që duhen po...
Numërimi vazhdon: Arian Tahiri i dyti deri tash me më së shu...
Përditësohen rezultatet në KQZ, këta janë TOP 10 më të votua...