Hamza: PDK do që presidenti të zgjedhet nga populli, por kjo temë meriton trajtim serioz

21:06 | 5 Mars 2026
Q L

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes, tha se nuk duhet që “në orët e fundit të mandatit deputetet të sfidohen në seancë të jashtëzakonshme e pa material”.

Ai konsideron se tema e presidentit kërkon trajtim serioz.

“PDK vlerëson se çështja e zgjedhjes së presidentit nga populli është një temë që meriton trajtim serioz, institucional dhe politik”, tha Hamza.

“Materialet ju vijnë deputetëve në orën 20:30”, tha Hamza duke vlerësuar se gjithçka ndodhi shumë vonë.

“PDK ka qenë dhe është që presidenti të zgjedhet nga qytetarët, mirëpo kjo don një trajtim serioz dhe duhet të jetë e vendosur brenda procedurave që kërkojnë të trajtohet kjo çështje”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale