Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka mbajtur një tubim me mësimdhënësit të cilëve u ka premtuar rritje të pagës për 50 për qind që në vitin e parë të qeverisjes.
Me anë të një postimi në Facebook, Hamza tha se nuk mund të kemi arsim të mirë pa mësues të motivuar dhe të mbështetur, përcjell Arbresh.info
“Mësuesit, arsimtarët dhe profesorët nuk e kanë humbur motivin për edukim brezash as kur shkollat ishin shtëpi të improvizuara e librat ruheshin si thesar. Kanë qëndruar të palëkundur edhe kur pagat nuk ishin boll për të mbajtur familjen. Në vitin e parë të qeverisjes, ne do t’i rrisim pagat e tyre për 50%”, ka shkruar Hamza.
“Ne nuk mund të kemi arsim të mirë, pa mësues të motivuar dhe të mbështetur. Ne nuk mund të kemi studentë dhe nxënës të suksesshëm, pa profesorë që ndihen të vlerësuar. 9 shkurti është një mundësi e jashtëzakonshme për ta çuar përpara arsimin dhe Kosovën”, tha Hamza./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...