Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza është pritur sot në një tubim nga qytetarët e Prizrenit.
Me anë të një postimi në Facebook, Hamza tha se mezi pret të dëshmoj që Kosova mundet ma mirë, përcjell Arbresh.info.
“Mikpritje e ngrohtë në qytetin e bukur të Prizrenit. Edhe pak ditë na ndajnë nga fitorja jonë. Mezi po presim ta dëshmojmë që Kosova mundet ma mirë. Besoni në këtë. Kontribuoni për këtë. Votoni për numrin 131. Unë do të jem kryeministër i çdo qytetari dhe për çdo qytetar, në çdo anë të Kosovës”, shkroi Hamza.
“Është nder e kënaqësi të jem në qytetin e bukur të Prizrenit, qytet jo vetëm i historisë, por edhe i bashkimit për liri, për barazi, për përparim e për integrim. Mbi këto parime e kam ndërtuar edhe vizionin tim për Kosovën dhe me këto parime do të qeveris si Kryeministri Juaj. Do të angazhohemi për rimëkëmbjen e sheshit “Shatërvan”. Për rregullimin e unazës së qytetit, për lidhjen e autostradës dhe hapjen e rrugës së re tranzitore. Do të punojmë të sigurojmë rezerva të mjaftueshme të ujit, që qyteti mos ta ketë më këtë shqetësim për dekadat e ardhshme. Pra, do të punojmë për çdo qytetar, për tërë Kosovën. Ky nuk është vetëm një plan. Ky është premtimi që do ta mbajmë!”, ka thënë Hamza në Prizren./Arbresh.info
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...