Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka zhvilluar punëtorinë e radhës për programin e tij qeverisës në Kamenicë.
Me anë të një postimi në Facebook, Hamza tha se Kamenica është njëra prej vendbanimeve me ikjen më të madhe të të rinjve për shkak të mungesës së perspektivës, përcjell Arbresh.info.
“Kamenica është njëra prej vendbanimeve me ikjen më të madhe të të rinjve për shkak të mungesës së perspektivës. Sonte i takova qytetarët e kësaj komune për t’iu treguar se ky vend ka shpresë. Kosova ka nevojë për një qeveri që e ndërton më mirë të sotmen dhe më sigurt të ardhmen. Ka nevojë për një lidership të ri, që e zhvillon ekonominë dhe krijon perspektivë të re, që të rinjtë të mos na ikin, por të qëndrojnë këtu, të krijojnë familje, t’i rrisin fëmijët dhe të punojnë në vendin e tyre”, tha Hamza./Arbresh.info
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...