Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarë në Han të Elezit.
Hamza ka premtuar se pagat 50% për të gjithë në shërbimin publik do t’i rris brenda muajve të parë të mandatit të tij, shkruan Arbresh.info.
“Për mua preokupim është qysh me i zgjidh problemet e qytetarëve të Kosovës, qysh me ia bë jetën më të mirë. E kemi bërë edhe atëherë kur kanë thënë s’mundeni me bë, nuk ju lejojnë, nuk guxoni. Rritjen e pagave edhe jo më pak se 50%, në muajt e parë të mandatit. Hani i Elezit do t’i ketë dyert e hapura për projekte. Në lagjen e re do të ndërtojmë shkollën, çerdhen dhe QKMF moderne, do t’i heqim sanksionet dhe do ta financojmë rregullimin e shtratit të lumit Lepenc”, ka thënë Hamza./Arbresh.info/
Ramush Haradinaj i AAK-së me pasuri milionëshe e të hyra mbi...
Bedri Hamza deklaron tri banesa, një shtëpi, tri garazhe dhe...
Lumir Abdixhiku deklaron tri banesa, dy shtëpi, mbi 9 mijë e...
E gjithë pasuria e Çekut në emër të gruas, thotë se përdor v...
Dimal Basha pa shtëpi dhe pa banesë, nuk deklaron as shpenzi...
Pasuria afër 1 milion euro e Vjosa Osmanit, dy shtëpi në Aus...