Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka kujtuar ish-Presidentin e Kosovës
Hamza tha se Rugova i priu popullit në një periudhë të rëndësishme, me sfida e përpjekje për afirmimin politik e ndërkombëtar të Kosovës.
“Në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nderojmë figurën e tij historike dhe kontributin e tij në rrugëtimin shtetformues të Kosovës. Ish-Presidenti Ibrahim Rugova i priu popullit tonë në një periudhë të rëndësishme të historisë, në kohë sfidash dhe përpjekjesh të vazhdueshme për afirmimin politik dhe ndërkombëtar të Kosovës.”, u shpresh ai.
I pari i PDK-së u shpreh po ashtu se Rugova kishte një qasje të veçantë politike.
“Ai përfaqësonte një qasje të veçantë politike dhe intelektuale, e cila la gjurmë të mëdha në diskursin publik dhe në proceset vendimtare të asaj kohe. Nderime jetës dhe veprës së ish-Presidentit Ibrahim Rugova!”, u shpreh Hamza./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...