Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka thënë se institucionet e reja duhet të krijohen pa vonesa.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se është përgjegjësi që t’i respektojmë afatet ligjore dhe të jemi transparentë, shkruan Arbresh.info.
Tutje, ai u uroi suksese në punën e tyre deputetëve të zgjedhur nga të gjitha subjektet politike.
“Procesi zgjedhor po shkon drejt fundit dhe ditëve të ardhshme presim të certifikohen edhe rezultatet zgjedhore. Deputetëve të zgjedhur të të gjitha subjekteve politike iu dëshiroj suksese në punën e tyre. Nga mandatet e fituara buron edhe detyra e shenjtë për t’iu shërbyer me ndershmëri dhe përgjegjësi atyre që besuan te secili i zgjedhur.”, ka shkruar ai.
Ai falënderoi mbi 196 mijë qytetarët që votuan PDK-në.
“Faleminderit mbi 196 mijë qytetarëve që besuan te Partia Demokratike e Kosovës. Faleminderit për mbështetjen që na e keni dhënë për ta bërë Kosovën më të mirë! Institucionet e reja duhet të krijohen pa vonesa dhe është përgjegjësi e jona t’i respektojmë afatet ligjore dhe të jemi transparentë.”, ka shkruar ai.
“Së bashku duhet t’i mbrojmë vlerat që na bashkojnë, interesin publik dhe vendin tonë!”, tha mes të tjerash Hamza./Arbresh.info/
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...