Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar punëtorinë e radhës për programin qeverisës me qytetarët e Komunës së Shtimes.
Hamza ka diskutuar me ta për përfshirjen e grave në tregun e punës, për shëndetësinë, arsimin e bujqësinë, sugjerimet e të cilëve do t’i përfshijë në programin qeverisës.
“Ju e dini më së miri se çka ju preokupon. Cilat janë brengat dhe problemet tuaja…”, ka thënë Hamza.
Disa nga kërkesat e qytetarëve ndaj Hamzës ishin ndërtimi i çerdheve, krijimi i kushteve bashkëkohore të mësimit për të evituar bartjen e çantave të rënda për fëmijët, edukimi shëndetësor, sigurimi i prodhimeve bujqësore dhe të tjera.
Përmes programit dhe platformës së tij qeverisëse, Hamza u zotua se në qeverisjen e tij, të moshuarit do të kenë pensione të dinjitetshme, bujqve do t’iu shpaguhet mundi edhe kur prodhimet e tyre dëmtohen nga vërshimet, si dhe premtoi tabela digjitale për shkolla, në kuadër të reformës së thellë në arsim./Arbresh.info
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...