Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka bërë homazhe sot te varrezat në Marinë të Skenderajt në 27-vjetorin e rënies së komandantit Mujë Krasniqi, dhe 41 dëshmorëve të UÇK-së.
Hamza tha se në mëngjesin e 14 dhjetorit, ata ranë në rrugën e lirisë, duke e përjetësuar emrin e tyre në historinë e lavdishme të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i PDK-së tutje shtoi se liria dhe shteti që gëzojmë sot janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë.
“Në 27-vjetorin e rënies së 41 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me komandantin Mujë Krasniqi, bëra homazhe te varrezat në Marinë të Skenderajt. Në mëngjesin e 14 dhjetorit, ata ranë në rrugën e lirisë, duke e përjetësuar emrin e tyre në historinë e lavdishme të Kosovës”, shkroi Hamza.
“Sakrifica e tyre është trashëguar brez pas brezi dhe në këtë ditë, që përkon edhe me përvjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, nderimi për ta merr një kuptim edhe më të thellë. Liria dhe shteti që gëzojmë sot janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. Lavdi e përjetshme komandantit Mujë Krasniqi dhe të gjithë të rënëve për lirinë tonë!”, tha Hamza./Arbresh.info
Gjenerali amerikan: Nuk po përgatitemi për pushtim të Kubës
Yakin për Xhakën: Ai është një luftëtar
Ndikimi rus vazhdon të jetë kërcënim: SHBA paralajmëron për ...
Mamardashvili drejt largimit nga Liverpooli vetëm një vit pa...
Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështe...
Iu zbulua “shtëpia e barit” në banesë, vetëdorëzohet drejtor...