Zyrtari i LDK-së Muhamet Hamiti në “Debat Plus” ka thënë se Gjykata Speciale është si pasojë se drejtësia e UNMIK-ut dhe EULEX-it nuk kanë bërë detyrën e vet.
“Gjykata Speciale është aty pasi drejtësia edhe në kohën e UNMIK-ut, EULEX-it dhe kur vendorët kanë qeverisë ka dështuar. Edhe Raporti i Dick Marty-t ka dalë prej shumë vitesh, e tash Kuvendit të Shqipërisë i bie në mend të bëjë projektrezolutë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se Gjykata do të punojë ta gjej të vërtetën.
“Këto janë vetëm aktakuza, por e vërteta për vrasjet do të dalë në shesh…Nuk shoh diçka të keqe nëse familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi”.
Hamiti thotë se prokurori Lumezi në vitin 2013 kishte deklaruar se jemi afër zbardhjes së vrasjes së Xhemajl Mustafës por që sipas tij shtatë vite pas i njëjti deklaroi se janë në fazat e para të procesit.
“Ne si politikë nuk mund të ndërhyjmë në gjyqësorë e t’iu themi kryeni këtë punë apo atë punë”, tha ndër të tjera Muhamet Hamiti.
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë
Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy...
Nis seanca për presidentin, sërish pa opozitën
Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride...
Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora ...