Meqenëse sot ishte Dita e Kushtetutës, të gjitha institucionet shtetërore në Kosovë nuk kanë punuar, në përjashtim të QKUK-së.
Specialisti i Emergjencës, Arbër Hamiti në një lidhje direkte në emisionin “Ora e Fundit” në Klan Kosova ka treguar se në dhomat emergjente kanë qenë më tepër se 20 raste, kryesisht nga aksidentet që kanë ndodhur sot, ndërsa afër 50 në dhoma të tjera, të cilat janë trajtuar për sëmundje të zemrës, diabetit dhe me sëmundje të tjera kronike.
“Në mesin e këtyre rasteve, nuk kam informacione se dikush është në gjendje kritike. Shumica janë trajtuar dhe janë lëshuar në shtëpi”.
“Emergjenca punon pa ndërprerë, por sot ka qenë më qetë”.
“Të gjithë mjekët janë në vendin e punës, dhe të gjithë po punojnë si çdo ditë tjetër”.
“Të gjitha rastet që kanë nevojë për emergjencë, ne i trajtojmë. Por, kur ka festa, raste të rrëzimit dhe lëndimeve të tjera, ka më pak, sepse ditëve të tjera ka më pak”.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër