Ish-zëvendëskomandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, që sapo është kthyer nga Haga, ku ka dëshmuar në Gjykatën Speciale, ka treguar se pyetjet e prokurorëve kanë qenë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Halitjaha ka treguar më shumë detaje për pyetjet që i janë drejtuar atij.
“Ka pasur pyetje të ndryshme, nuk mundem të hyj, e kam edhe CD me vete, nëse do të kisha të drejtën nga prokuroria, do t’jua jepja CD-në dhe do të kishte me qenë më e qartë për opinionin. Ka pasur edhe të tilla pyetje që çfarë, si i njohim ata, a kemi folur, apo çfarë kemi bërë”, ka thënë Halitjaha.
Halitjaha theksoi se pyetjet kryesisht kanë qenë për nivelin e zonës operative ku ai ka qenë zëvendëskomandant.
“Për të gjitha kanë pyetur. Kanë pyetur kryesisht për luftën e UÇK-së dhe kryesisht për nivelin e zonës. Unë nuk jam i thirrur, nuk kam të drejtë të shpërfaqi nivelin e tyre apo detyrat çfarë kanë pasur ata në luftë, apo të bërat apo të pabërat”.
Ai ka thënë se nuk ka pranuar të ketë avokat, sepse siç u shpreh ai, janë të përzgjedhur.
“Të them të drejtën, e para është që avokatët ata i kanë të përzgjedhur. Avokati nuk është i përzgjedhuri im. E dyta, ndikimi i avokatëve deri më tani ka qenë për mua negative, duke u thënë të tjerëve ‘mbylleni gojën, mos thoni gjë’, por pse, duhet ta themi të vërtetën, ne me krenari, me vetëdije e kemi bërë luftën”.
“Ajo që e kemi bërë ne luftën, nuk na akuzon askush, pse nuk akuzohet Zelensky. Është e njëjta gjë sikur pas luftës në Ukrainë ta mbyllin Zelenskyn me stafin e tij, sikurse e kanë mbyllur Hashim Thaçin, Kadri Veselin e të tjerët. Ne kemi qenë me të drejtë tonë, pse duhet t’i heshtim gjëra, ta themi të vërtetën dhe të ecim përpara, në procedura se kanë ndihmuar fare avokatët”, u shpreh tutje ai. /klankosova
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...