Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se është shqetësuese mungesa e informacionit të mjaftueshëm në lidhje me kërcënimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Për këtë Haliti, ka kërkuar nga Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, që të deklarojë para deputetëve se kush e ka kërcënuar presidenten e vendit.
“Ministri i Brendshëm i Kosovës duhet të na informojnë se kush e ka kërcënuar presidenten e Kosovës. A është arrestuar kush për atë kërcënimin që i është bërë me lidhje apo me vrasje presidentes? Shqetësimi më i madh, sot për sot, është ky, që ne ta dimë kush e ka kërcënuar presidenten e Kosovës dhe a ka marrë masa Policia e Kosovës se çfarë kërcënimi bëhet fjalë”./Arbresh.info
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse