Në Viti janë paraqitur 12 raste të reja me koronavirus.
Kryetari Sokol Haliti për RTV Dukagjinin ka thënë se rastet e reja lidhen me infektimin e një studenti që ka ardhur nga Prishtina në Viti.
“Rastet e reja janë të lidhura me familjen e studentit dhe miqësitë e familjes së tij. Si duket studenti nga Prishtina e ka marrë koronavirusin”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Haliti thotë se situata tashmë është më e vështirë se kur janë paraqitur rastet e para.
“Në momentin kur në sheshe dalin pesë mijë persona është vështirë të respektohen masat”.
Haliti thotë se që nga fillimi ka qenë i mendimit që masat nuk duhet të shtrëngohen shumë aq sa e pengojnë ekonominë por sipas tij jo edhe në masën që të lirohen shumë.
“Situata në Prishtinë po shihet si ka shkuar. Prishtina është burim për gjithë Kosovën”.
Kryetari i Vitisë thotë se edhe grumbullimi në objektet fetare mund të paraqesë rrezik për përhapje infeksioni./
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...