Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, deklaroi se nuk është konsultuar nga Qeveria e Kosovës për vazhdim të karantimit të kësaj komune.
Ai ka thënë se nuk duhet të ketë shkëputje të komunikimit nga niveli qendror me atë komunal.
“Vendim i nivelit qendror është marrë pa u konsultuar fare me nivelin komunal, nuk bën të ketë shkëputje nga niveli komunal se na ballafaqohemi drejtpërdrejt edhe e dimë situatën shumë më mirë, mirëpo tash është marrë vendim dhe kështu do të mbetet”, deklaroi Haliti në TV Dukagjini.
Aktualisht, në këtë komunë janë vetëm 7 të prekur me COVID-19 dhe Haliti tha se kjo është falë menaxhimit të mirë të situatës nga të gjitha institucionet e përfshira si dhe qytetarët.
Haliti tha se përpos epidemisë, qytetarët kanë edhe shqetësime të tjera të cilat po mundohen t’i menaxhojnë sa më mirë.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...