Deputeti i LVV-së, Enver Haliti, ka shprehur bindjen se ndërkombëtarët po bëjnë presionin ndaj Serbisë dhe jo vetëm ndaj Kosovës. Haliti vlerëson se ndërkombëtarët e kanë parë se Serbia është faktori kryesor i destabilitetit në rajon.
Deputeti i LVV-së, Enver Haliti ka thënë se presioni ndaj Kosovës ka qenë i paparë, por që sipas tij gjërat kanë filluar të lëvizin.
“Sa i përket masave se presioni ka qenë i paparë. Dihet mirëfilli që Serbia është ajo që i ka bojkotuar zgjedhjet dhe ajo që i ka i ka detyruar ata kryetarët të japin dorëheqje nga pozitat që kanë pasur dhe të tjerëve në polici, gjyqësi e prokurori. Faji ka qenë në anën e Serbisë. Ndërsa kohëve të fundit po e shohim se ia ka vlejtur qëndrueshmëria e Qeverisë sonë për shkak se situata po kthehet në favor të Kosovës”.
Haliti gjithashtu shprehet se presioni nga ndërkombëtarët tashmë është më i balancuar dhe po kthehet kryesisht ndaj Serbisë, pasi politika e Beogradit po tenton të destabilizojë vende të tjera në rajon.
Ai shpreh optimizmin se SHBA dhe BE po vërejnë rolin e Serbisë si faktor destabiliteti dhe se presioni do të orientohet gjithnjë e më shumë ndaj Serbisë në të ardhmen.
“E shohim se presioni nga ndërkombëtarët është më i balancuar, ka presion edhe ndaj Serbisë dhe e konsiderojë që ditëve në vijmë do të jetë i orientuar ndaj Serbisë, për shkak se shohim edhe zhvillimet në rajon”.
“Nëse marrim shembull Bosnjën dhe Malin e Zi shohim që politika e Beogradit po e shtrin ndikim përmes Kishës dhe përmes Republikës Srpska në Bosnjë që t’i destabilizojë ato shtete dhe në sytë e ndërkombëtarëve po kemi lëvizje pozitive dhe po e shohin që faktori destabiliteti është Serbia”.
Haliti thotë se deklarata e Macronit më shumë lidhet me presionin ndaj Serbisë. Sipas tij është Serbia ajo që ka viza ndërsa Kosova ende nuk i ka vizat dhe se ne nuk mund të kërcënohemi për diçka që nuk e kemi./RTV Dukagjini/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...