Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka reaguar pas arrestimeve të fundit të zyrtarëve komunalë në Pejë.
Haliti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se uron që zhvillimet në fjalë të mos kenë prapavi politike.
Ai thotë se kjo mund të ndodhë për shkak se zgjedhjet lokale janë afër.
“Përndryshe, jam ithtar e mbështetës i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë ai.
Postimi i plotë i Halitit:
Përgjigje rreth interesimit të mediave në lidhje me arrestimet e fundit të zyrtarëve komunal të Pejës
Zakonisht, nuk përzihem në çështje të drejtësisë. Por, uroj që arrestimet e fundit të mos kenë prapavijë politike të instrumentalizuar para zgjedhjeve lokale.
Përndryshe, jam ithtar e mbështetës i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Motoja “askush përmbi ligjin”, dhe kontrolli ligjor publik e politik ndaj të gjitha institucioneve për të ndërtuar shtetin e së drejtës duhet të jetë obligim i përgjithshëm.
Të gjithë ata që përpiqen të barrikadohen me arsyetimin se përgjegjësia e tyre është brenda klanit, e në kundërshtim me praktikën ligjore evropiane, duhet shkarkuar sipas ligjeve në fuqi, e kur ligjet nuk parashikojnë mënyrën dhe vendin e llogaridhënies për të gjithë, duhet amandamentuar ligjet. /arbresh.info/
Vranësira dhe temperatura deri në 21°C, parashikimi i motit ...
Seancë për sulmin në Banjskë, sot jepen fjalët përfundimtare...
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat