Kadri Veseli është kandidat i vetëm i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit, pavarësisht se deri më tani nuk ka arritur t’i sigurojë votat e nevojshme të deputetëve.
Drejtues të këtij koalicioni thonë se s’kanë emër tjetër për kryekuvendar, ndonëse opozita është shprehur e gatshme t’ua votojë një kandidat tjetër, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Koalicioni PAN nuk do ta ndërrojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, pavarësisht se Kadri Veseli nuk po përkrahet nga shumica e ligjvënësve, përkatësisht nga deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” dhe të koalicionit LAA.
Deputeti i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, njëherësh kandidat i këtij subjekti politik për kryeministër të vendit, në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës (të enjten e kaluar) ka ftuar koalicionin PAN që të dalë me emrin e një kandidati tjetër për kryeparlamentar, pasi që, sipas tij, Veseli nuk po arrin t’i sigurojë së paku 61 vota të deputetëve.
Por ish-nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili njëherësh është deputet i PDK-së në Kuvend, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se janë të vendosur që të vazhdojnë me kandidaturën e Veselit.
“Ne kemi vendosur për një kandidat për kryeparlamentar dhe nuk do ta ndërrojmë”, ka thënë Haliti, duke shtuar se tashmë kanë filluar bisedimet politike për t’i siguruar së paku 61 vota në Kuvend….
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën