Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se marrëveshjet nënshkruhen nga dy veta.
Haliti në “Debat Plus” ka thënë se nuk është e thënë që në dialog të shkohet me një delegacion të madh.
“Marrëveshje më një delegacion të madh nuk mund të bëhet. Besoj se ekspertët e kanë bërë deri më tani punën e tyre. Atje shkohet të zgjidhen problemet kur mendimi është i pjekur”, tha ai, përcjell Telegrafi. Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se ka disa marrëveshje si ajo e CEFTA-s që Serbia ka vite që nuk i respekton ndërsa Kosova po.
Haliti thotë se kryeministri i Kosovës duhet ta garantojë marrëveshjen pasi sipas tij një gjë të tillë ia ka obliguar edhe Kushtetuta.
Anëtari i Kryesisë së PDK ka thënë se refuzimi i kësaj partie për të shkuar në SHBA nuk lidhet me mungesën e Presidentit Thaçi.
“Edhe herën e parë kur dështoi takimi në Uashington, kryeministri do të drejtonte delegacionin”, tha ndër të tjera Xhavit Haliti.
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C