Në Kosovë ka një qasje seksiste ndaj gruas, ka thënë sociologia Sibel Halimi, në Info Magazine të Klan Kosovës, ku po debatohet për grafitet e shfaqur në Prishtinë të Presidentes Atifete Jahjaga, figura e së cilës paraqitet me veshje intime.
Halimi tha se “ky grafit vije në kohën kur presidentja është në fund të mandatit të saj, përpos që është konstrukt seksist është edhe politik, më e keqja është se ne nuk po e dimë kush po i bën këto”.
“Me këtë përmbajtje po e krijojmë një standard që po i kontribuon patriarkalizmit edhe më shumë”.
Halimi pohon se “relativizmi i grafitve me përmbajtje seksiste nuk duhet të bëhet duke krahasuar me vendet e tjera”.
Ndërsa për reagimin e grupit të grave në Kosovë ajo deklaroi se “siç është liria e shprehjes për ta vizatuar një grafit është edhe liria jonë për ta analizuar atë”.
Sociologia tha se edhe ajo vet ndjehet “e fyer si femër”.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar