Nënkryetari i LDK-së Haki Rugova thotë se është ndjerë i befasuar nga veprimi i Albin Kurtit për shkarkimin e Agim Veliut.
Ai në RTV Dukagjini thotë se tashmë nuk është i befasuar pasi nuk ka pritur diçka tjetër nga Albin Kurti, përcjell Telegrafi
“Shkarkimi i Nënkryetarit të LDK-së pa marrëveshje i pakuptimtë dhe nuk di çfarë të them”.
Rugova thotë se ky vendim i Kurtit është i qëllimshëm për “të fshehur pafuqinë e tij për të marrë vendime në të mirë të shtetit”.
“Unë kam pritur nga Albin Kurti ta largojë taksën. Mendoj se kjo nuk mund të funksionojë kështu”.
Kryetari i Istogut thotë se nëse Kurti nuk anulon këtë vendim dhe nuk largon taksën nuk mund të ketë vendim tjetër pos prishjes së koalicionit.
“Prishja e koalicionit është e pashmangshme nëse Kurti nuk i plotëson këto dy kërkesa pa kusht”.
Rugova thotë se më këtë veprim të Kurtit, marrëveshja ka humbur kuptimin.
“Nëse shkelet vetëm një nen i marrëveshjes nuk mund të pritet gjë tjetër”, tha mes tjerash Haki Rugova.
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C