Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar për gjendjen në të cilën është Kosova.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abazi ka thënë se situata në Kosovë është jo e mirë, pasi sipas tij, edhe pas 23 vjetësh pas luftës, mungojnë kushtet elementare për Policinë, siç është sigurimi shëndetësor.
Tutje, ai ka thënë se familjarët e të vrarëve nga forcat serbe presin nga qytetarët e Kosovës, që të mos i blejnë produktet e Serbisë, të cilat e kanë vërshuar tregun e vendit.
Abazi ka theksuar se situata në Kosovë është jo e mirë edhe për punëtorët e sektorit privat.
Postimi i tij i plotë.
“Një burek më shumë për policin, Ju lutem, me një burek në… u ndjeva keq, vështirë ta shikoja në sy. Pensionin jetësor? Sigurisht që duhet kuptuar policin që nuk arreston me urdhër arresti nga gjykata…
23 vite pas lufte Krusha e Vogël ende nuk e ka kulmin e kryer në shtëpinë e djegur. Po Krushianet janë krenare, nuk bëjnë fushatë. Ato presin që së paku të mos blihen produkte nga ata që ua vranë baballarët dhe vllezërit.
Te pompa e benzinës punëtori me dy duart në dritarën e makinës: rrogat me vonëse kanë ardhur, mbi 20 ditë vonesë, të shtunën punojmë, shpesh të dielave. A mundesh të lutem ta ngritësh këtë çështje, të lutem se na është lodhur shpirti!
Përrocka e Prishtinës që vajton e në pritje të dorës së shërbyesit publik, mbrojtjes dhe kujdesit njerëzor!”/arbresh.info/
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...