Me votat e drejtuesve të institucioneve publike të arsimit të lartë, rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu është zgjedhur njëzëri kryesues i Konferencës së Rektorëve. Në ngjarjen që u zhvillua në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës vota kundër e as abstenime nuk pati as për zëvendëskryesuesin që u zgjodh Mentor Alishani, rektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.
Rektori Hajrullahu tha se qëllimi i takimit është koordinimi për politika sa më të mira të zhvillimit të arsimit të lartë.
Mandati i rektorit Hajrullahu në krye të Konferencës së Rektorëve është njëvjeçar.
Konferenca e Rektorëve funksionon në bazë të një udhëzimi administrativ për punën, detyrat dhe përgjegjësitë e saj, të lëshuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë./rtk
Renault zbulon modelin e ri Turbo 3E – kur pritet debutimi i...
Çka nuk bën të mbani në frigorifer
Emir Sahiti ‘hero’ për Hamburgun – shënon golin e fitores nd...
Grenelli protestuesve në Serbi: Ndryshimi i liderit duhet të...
Si të zbuloni nëse historia juaj e dashurisë është në fund
Të gjitha sekretet për të krijuar bazën perfekte të grimit