Hajrulla Çeku:Të jetë një ditë e mbarë për demokracinë

09:36 | 9 Nëntor 2025
E.G

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku ka ushtruar të drejtën e tij demokratike për të votuar.

Ai ka votuar në Fakultetin Filologjik ku u shoqërua nga bashkëshortja dhe dy vajzat e tij, raporton Arbresh.info.

Pas votimit, Çeku  bëri thirrje për ushtrim masiv të së drejtës së votës nga ana e qytetarëve.

Teksa uroi që pavarësisht rezultatit, gjithçka e mirë t’i presë qytetarët e Prishtinës në mandatin e ardhshëm të qeverisjes

“Pas një procesi të gjatë, sot po e përmbyllim këtë cilkël të zgjedhjeve lokale me votë që është detyrim, që është angazhim i yni për ta ushtruar të drejtën tonë mbi qytetin. Uroj që deri në fund të ditës, sot të shkojë gjithçka në rregull, të jetë një ditë e mbarë për demokracinë, për vendin tonë, për kryeqytetin tonë. Uroj që edhe nga nesër e tutje të jenë 4 vite të mbara, të mira për gjithë qytetarët e kryeqytetit. I ftoj të gjithë, natyrisht, që sa më masivisht ta ushtrojnë të drejtën e tyre për votë, për demokraci dhe për qeverisje të mirë.”, deklaroi ai para mediave.

“Sido që të jetë rezultati, uroj që gjithçka e mirë t’i presë qytetarët e Prishtinës në mandatin e ardhshëm të qeverisjes”, shtoi Çeku./Arbresh.info