Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar një takim me komunitetin CryptoAlbanian, i cili njihet për aktivitetet e tij në fushën e blockchain dhe kriptovalutave.
Çeku theksoi se të rinjtë e Prishtinës janë të lidhur ngushtë me botën moderne, duke kontribuar në inovacion dhe teknologji.
“Të rinjtë e Prishtinës janë aty ku është edhe bota moderne: në inovacion e teknologji. U takuam me djemtë e CryptoAlbanian, tashmë një komunitet i madh që mes tjerash organizon trajnime dhe kurse në fushën e blockchain dhe kriptovalutave. Duke bashkëpunuar me Binance, ata po përfaqësojnë Kosovën me dinjitet në skenën globale të inovacionit. Ky është shembulli i energjisë së re që duhet mbështetur”, shkroi ai./Arbresh.info
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...