Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar mbrëmë një takim me banorët e zonës së vjetër të qytetit, në ambientet e shkollës “Emin Duraku”.
Në këtë takim, Çeku u shprehu mirënjohjen qytetarëve për përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar se më 9 nëntor pritet të fillojë një kapitull i ri për kryeqytetin.
“Mbrëmë, në shkollën “Emin Duraku”, u takuam me banorët e zonës së vjetër të qytetit, për t’i falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme. Ndryshimi që ata e kërkojnë do të bëhet realitet më 9 nëntor. Bashkë do ta hapim kapitullin e ri për Prishtinën, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për të gjithë, sepse Prishtina meriton më shumë. Ju meritoni më shumë. Prishtinën do ta kthejmë në qytet të zhvilluar e të barabartë për secilin, pa dallim”, shkroi ai./Arbresh.info
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit