Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se po vazhdon takimet me profesionistë të fushave të ndryshme, në kuadër të përgatitjeve për zhvillimin urban të kryeqytetit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Çeku ka bërë të ditur se një nga takimet e fundit është zhvilluar me arkitektë dhe urbanistë, me fokus në planifikimin e ardhshëm të qytetit.
“Diskutuam për rëndësinë e miratimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe hartave zonale, si hapa thelbësorë për një zhvillim të drejtë, funksional dhe estetik të kryeqytetit. Ky është momenti për ta përcaktuar drejtimin nga po shkon Prishtina, me planifikim profesional, konsultime me komunitetin dhe përfshirje të palëve të interesit. Këto takime do të vazhdojnë edhe pas fitores, për të ndërtuar një Prishtinë të planifikuar mirë, funksionale dhe të jetueshme”, shkroi ai./Arbresh.info
Maqedonci: Ëndrra e Adem Jasharit për shtet dhe ushtri, ësht...
Bora rinovon kontratën me trajnerin Zoran Kašćelan
Osmani propozon zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit, p...
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...