Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka reaguar ndaj fyerjeve dhe gjuhës së ashpër që, sipas tij, është përdorur gjatë ditëve të fundit në fushatë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se nuk do t’i kthejë përgjigje fyerjeve, duke zgjedhur që t’u përgjigjet me pozitivitet dhe me dashuri për qytetin.
“Ditëve të fundit ka pasur shumë fjalë të rënda e fyerje. Por unë nuk kthej asnjë prej tyre mbrapsht. Përgjigja ime është një buzëqeshje, sepse e dua Prishtinën dhe njerëzit e saj. Le ta fitojmë këtë qytet me zemër, jo me zemërim”, tha ai./Arbresh.info
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...