Një rast i vjedhjes ka ndodhur në fshatin Valac të Zveçan të hënën rreth mesnatës.
Është raportuar se një person ka hyrë në një shtëpi ka sulmuar pronarin i cili kishte qenë në gjumë dhe I kishte vjedhur pushkën, shkruan arbresh.info.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
“Fshati Valac, Zveçan 20.01.2020-22:25. Ankuesi mashkull K/Serb ka raportuar se një person i panjohur ka hyrë në shtëpinë e axhës së tij dhe derisa viktima mashkull K/Serb ka qenë në gjumë, e kishte sulmuar fizikisht dhe ia vjedhur një pushkë gjuetie. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
45 vjet nga demonstratat e 11 marsit që tronditën ish-Jugosl...
Haradinaj: Presidentja e ka respektuar Kushtetutën dhe e ka ...
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...