Disa persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi në Gjilan duke e lënë pa ndjenja dhe shkaktuar lëndime pronarit të shtëpisë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, personat e panjohur kanë kryer edhe vjedhje por ende nuk dihet se çfarë kanë marrë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin.
“Gjilan 09.07.2023-03:58. Viktima mashkull kosovar është gjetur në shtëpinë e tij pa ndjenja pasi që dyshohet se persona të panjohur pasi kanë depërtuar në shtëpinë tij, të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime dhe kanë kryer veprën e cekur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa ende nuk dihet se çfarë është grabitur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë
Gjykata në Hagë ia hedh poshtë sërish kërkesën Mlladiqit për...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
“Ëndërroj Zvicrën dhe Bayernin” – portieri...