Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka treguar për takimet të cilat po i zhvillon në Austri, me theks të veçantë me ministrin federal të Punës, Martin Coher.
“Gjatë diskutimit konstruktiv me ministrin Coher kishim sugjerimet për të takuar edhe Fondin për mbështetjen e Inovacionit dhe të Bizneseve, Institutin e Teknologjisë që mundëson transformimin teknologjik përmes hulumtimeve dhe inteligjencës artificiale, Shoqatën Industriale, Odën Ekonomike Austriake. Ne njoftuam të gjitha palët për zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Republikës sonë”, ka thënë ajo në RTK.
Tutje ajo ka thënë se temë kryesore e takimeve institucionale që po zhvillohen atje janë inovacioni dhe turizmi.
Hajdari ka njoftuar se gjatë këtyre takimeve, ajo po informon palët austriake për ligjet e reja, të cilat synojnë reforma ekonomike dhe institucionale në vend.
“Në këtë vit do të organizojmë komitetin e radhës, sesionin e gjashtë në mes të Kosovës dhe Austrisë, ku do të integrohen edhe fusha të tjera për bashkëpunim”, ka thënë Hajdari.
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...
Kurti: Zgjedhjet e parakohshme s’janë opsion, jemi të hapur ...
Kurti mirëpret arrestimin e të dyshuarit për sulmin në Banjs...