Komisionari evropian për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore, Johannes Hahn, ka thënë se shpreson që këtyre ditëve do të arrihet marrëveshja me Kosovën për taksën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës.
Hahn, në Bruksel, gazetarëve ua përsëriti ofertën për të negociuar barrierat tregtare në një format të veçantë.
Tha se për taksën duhet gjetur një zgjidhje.
“Shpresoj të arrijmë një marrëveshje me Kosovën këtyre ditëve”, tha Hahn, transmeton Koha.net.
Ai shtoi se pret që këtë ose javën tjetër të arrihet edhe pajtimi final në lidhje me emrin e ri të Maqedonisë.
Sipas Komisionarit Hahn, nga zgjedhjet në Parlamentin Evropian nuk priten ndryshime radikale.
Tha se do të ketë rritje të “militantëve anti-evropianë”, por jo në atë numër sa të nxisin ankthe.
Dolce largohet nga Grande Fratello – pritet të riktheh...
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...