Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim Ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.
Duke shprehur mirënjohjen e lartë për vizitën në BQK, Guvernatori Mehmeti njoftoi Ambasadoren Willems për zhvillimet ekomomike dhe lidhur me zhvillimet në sektorin financiar të vendit, në veçanti sektorin bankar, i cili vazhdon të performojë mirë, duke nënvizuar rritjen e aktivitetit të këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit dhe shkallën e lartë të qëndrueshmërisë që gëzon ky sektor.

Gjithashtu, Guvernatori njoftoi Ambasadoren Willems për zhvillimet e fundit edhe në sektorët tjerë financiarë, si sektorin e sigurimeve, fondeve pensionale, të institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve financiare jobankare.
Guvernatori Mehmeti falënderoi Ambasadoren për vizitën dhe përkrahjen e shtetit holandez për mbështetjen e Republikës së Kosovës, në realizimin e projekteve të ndryshme.
Nga ana tjetër, Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems vlerësoi lartë punën e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe zhvillimet në sistemin financiar, si dhe shprehu gatishmërinë e saj për përkrahje të mëtejmë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...