Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se asistenca teknike e Fondit Monetar Ndërkombëtar, përmes Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar (Financial Sector Stability Review – FSSR), ka pasur ndikim të madh në sektorin financiar.
“Mbështetja fillestare na ndihmoi që të vendosim funksionet kryesore të institucionit tonë, duke formësuar strukturën e sistemit tonë financiar si dhe stabilitetin e tij. Mbështetja e vazhdueshme, po na ndihmon në forcimin e qeverisjes dhe kapaciteteve tona teknike, të cilat janë të nevojshme për të përballuar sfidat e reja dhe kompleksitetin në rritje të rreziqeve, dhe pasiguritë globale”, ka deklaruar Guvernatori Mehmeti.
Rishikimi i Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSSR) i FMN-së, është një instrument për zhvillimin e kapaciteteve që ofron një bazë diagnostike, identifikon dobësitë kryesore në sistemet financiare dhe kapacitetet institucionale, dhe zhvillon një plan veprimi afatmesëm me prioritet për reformat e sektorit financiar të renditura mirë, dhe gjithashtu plotësohet nga zhvillimi i kapaciteteve përcjellëse aty ku është nevojiten më së shumti, thuhet në njoftimin për media. /arbresh.info/
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...