Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili sot ka takuar Udhëheqësin e Zyrës për Kosovë dhe Maqedoni Veriore të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), Visar Perani.
Përmes një komunikate për media, thuhet se në takim është diskutuar për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme brenda mandatit të dy institucioneve.
Ky zgjerim përfshinë qeverisjen koorporative, bashkëpunimin dhe përfaqësimin ndërkombëtar, financimin e projekteve në vend, pikëpamjet për draftin e ligjit për institucionet mikrofinanciare, gjithëpërfshirjen financiare dhe financimin e qëndrueshëm.
Tutje thuhet se të dy palët u pajtuan që të thellojnë bashkëpunimin në çështjet e diskutuara, me fokus në fushat prioritare në pajtim me objektivat e përbashkëta.
Në fund Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e BQK-së ndaj Peranit për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që Korporata Financiare Ndërkombëtare i ka ofruar BQK-së, sektorit financiar dhe ekonomisë së vendit./Arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot