Grupi i Deputetëve të Pavarur përkrah protestën e nesërme, organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
“GDP konsideron se gjendja e punëtorëve në vendin tonë është tepër e rëndë. Vetëm në vitin e fundit janë 6 punëtorë që kanë gjetur vdekjen në vendin e punës, për çfarë nuk është dhënë kurrfarë përgjegjësie institucionale. Ndërkohë që siguria në punë mbetet çështje e pazgjidhur, që flet për rrezikshmëri të vazhdueshme të jetës së punëtorëve.”, thuhet në njoftim të këtij grupi.
Sipas komunikatës, përveç mungesës së sigurisë në vendin e punës, punëtorët në Kosovë ballafaqohen me vështirësi të tjera të përditshme në vendin e punës, e veçanërisht ata në sektorin privat. Pagat e ulëta dhe mungesa e kontratave, pastaj kontratat afatshkurtër janë manifestimi më i vërejtshëm i shfrytëzimit të punëtorëve, të cilëve shpesh nuk iu lejohet as organizimi sindikal.
GDP i sheh si të nevojshme kërkesat nga BSPK, për zbatimin e ligjeve dhe kontratës kolektive, sigurinë në punë, njohjen e përvojës së punës për vitet 1990-‘99, si dhe sigurimin shëndetësor. Realizimi i këtyre kërkesave është i domosdoshëm, prandaj 1 Maji duhet të jetë ditë proteste ndaj padrejtësive të përditshme që e karakterizojnë jetën e punëtorit dhe thirrje e fuqishme për plotësimin e këtyre kërkesave të drejta dhe urgjente.
“Me këtë rast, në ditën ndërkombëtare të punës bëjmë thirrje për të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestën e nesërme, e cila fillon në ora 11:00, nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’”, thuhet në komunikatë.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...