Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, deklaroi se pas muajve të tërë të bllokadës në Kuvendin e Kosovës, i gjithë debati ishte përqendruar rreth një argumenti: opozita ka thënë se nuk lejohet votimi i fshehtë, ndërsa pushteti ka insistuar se lejohet. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka vendosur se nuk lejohet votimi i fshehtë.
“Unë mendoj se arsyeja pse Gjykata Kushtetuese po sulmohet nga pushteti, është se në prapavijë fshihet një pakënaqësi: ‘Pse nuk po na lejoni ende me blloku Kuvendin e Kosovës’”, tha Gruda në rtk.
Sipas tij, e drejta mbetet në anën e Gjykatës, por problemi është se aktgjykimi u ka hequr nga dora pushtetarëve një mjet të rëndësishëm, “mjetin e bllokadës”.
“Unë mendoj që nuk ka lexim të PDK-së apo të VV-së, ose të tjerëve; ka vetëm një lexim profesional që duhet t’i bëhet aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne sot e kemi të plotë dispozitivin e aktgjykimit, me gjuhën e publikut, e kemi pjesën urdhëruese dhe ajo nuk do të ndryshojë në asnjë pikë, edhe kur të publikohet aktgjykimi i plotë. Ne jemi duke pritur vetëm pjesën e arsyetimit; ajo që mund të ndryshojë janë vetëm detajet teknike”, theksoi ndër të tjera Gruda.
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...