Një mbledhje e përbashkët mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut, pritët të mbahet në një të ardhme të afërt.
Këtë e bëri të ditur, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimi pas takimit që pati me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Balaj-Halimi u shpreh optimiste që kjo mbledhje do të mbahet në janar, raporton portali arbresh.info
“Sot pata në takim zv.kryeministrin Grubi. Kemi diskutuar për temat rreth bashkëpunimit të dy vendeve. Si ide ishte që të mbahet një mbledhje e përbashkët e dy qeverive. Unë dhe Grubi kemi marrë përsipër që ta realizojmë këtë mbledhje ku do të ketë marrëveshje të ndryshme në fusha të ndryshme. Kemi diskutuar edhe për marrëveshjet e mundshme. Kemi diskutuar për pikën e përbashkët kufitare. Kemi diskutu për arsim për Brezovicën e Kodrën e Diellit për të pas bashkëpunim në turizëm. Besoj që në janar do të mbahet kjo mbledhje”.
E zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi e ftoi Qeverinë e Kosovës që shkojë në mbledhje në Shkup.
Grubi tha se diskutuan edhe për pikën e përbashkët të kufirit mes dy shteteve.
“Kishim takim të frytshëm dhe në detaje për mbledhjen e parë ndërqeveritare mes Kosovës e Maqedonisë se Veriut. Kërkojmë që kjo mbledhje e qeverisë të mbahet sa më shpejt që është e mundur besoj që deri në gjysmën e janarit më se largu. Kemi shumë marrëveshje për të nënshkruar. Ajo që e ka pamundësuar deri tash ishin proceset zgjedhore. Nga Prishtina do të ftoj Qeverinë e Kosovës që ta mbajmë këtë mbledhje në Shkup. Tema të tjera janë interkoneksioni me gaz për Kosovën që vije nga Maqedonia. Kjo do të jetë me interes për qytetarët e Kosovës. Kemi diskutuar edhe për autostradën Shkup-Bllacë. Diskutuam edhe për pikën e përbashkët të kufirit. Diskutuam edhe për turizëm”, u shpreh ai.
Kujtojmë se Grubi është për një vizitë zyrtare sot në Kosovë./arbresh.info/
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...
Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo...
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...
KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e...