Vendimi i 29 prillit të vitit 2008-të, përmes të cilit Qeveria e Kosovës kishte siguruar një pagesë mujore dhe një veturë me shofer për veprimtarin Adem Demaçi, tashmë është ndryshuar.
Me ndryshimin e këtij vendimi nënkupton se bashkëshortja e të ndjerit Demaçi do t’i gëzojë të gjitha benefitet e tij të cilat i ishin siguruar nga Qeveria e Kosovës.
“Është bërë edhe plotësim ndryshimi i vendimit të Qeverisë të datës 29 prill 2008, me të cilën është rregulluar kompensimi dhe trajtimi institucional për Adem Demaçin. Me plotësimin dhe ndryshimin e vendimit, rregullohen beneficionet që do t’i gëzojë bashkëshortja pas vdekjes së Adem Demaçit”, thuhet në këtë komunikatë të qeverisë.
Xhemajlije Hoxha Demaçi tashmë do të përfitojë 1 mijë euro në muaj, si dhe veturën me një shofer personal.
Veprimtari Adem Demaçi ka vdekur me 26 korrik 2018. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe ka luftuar për barazinë e Kosovës me Republikat e tjera të Jugosllavisë.
Për angazhimin e tij politik për çështjen e Kosovës, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë.
Çarmatosi të dyshuarin – mblidhen më shumë se 900 mijë dolla...
Xavi afër rikthimit si trajner, gjiganti anglez shpreh inter...
Dolce thotë se ka qenë në njohje me Edin, por jo në lidhje
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok