Gruaja që pretendon se është pasardhëse e familjes së Mehmet Derallës duket se i ka fiksim tubimet që organizohen për nder të ndonjë ngjarjeje historike.
Ajo e dëshmoi edhe sot në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit se nuk e ka problem të mbajë fjalim pa e ftuar askush.Një paraqitje të ngjashme e kishte pasur edhe në Tiranë, në momentin kur po mbahej ceremonia e 100 vjetorit të pavarësisë.“Mirëmbrëma, mirëmbrëma të gjithëve, ju përshëndes, ju faleminderit shumë. Kjo është nata e 100-vjetorit të Ushtrisë Shqiptare nga gjeneral Mehmet Deralla. Unë jam e mbesa. Ju falënderoj të gjithëve”, kishte thënë ajo nga foltorja pasi kori kishte kënduar këngën “Xhamadani vija-vija”.
Kurse sot kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj iu desh që për disa çaste të luante rolin e sigurimit.Kjo ndodhi pasi gruaja doli në foltore, mori fjalën dhe filloi të rrëfente ngjarje nga jeta e saj.Kryeministri e kapi për krahut zonjën dhe me forcë provoi ta largonte prej aty. Zonja reagoi duke i thënë atij se nuk mund të sillet me të ashtu. E njëjta, situatë të ngjashme kishte provokuar edhe në Tiranë. Por, aty askush nuk kishte dalë në skenë për ta larguar. Edhe pse i pranishëm ishte edhe kryeministri, Edi Rama.
Rama pas takimit me homologun grek: Ne duam t’u bashkohemi j...
Hoxha takim me homologun grek: Kapitull i ri në marrëdhëniet...
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...