Kosovarët kanë hapur dyert e shtëpive dhe banesave të tyre për të mirëpritur vëllezërit dhe motrat nga Shqipëria që kanë mbetur pa kulm mbi kokë.
Ata po dhurojnë krejt çfarë kanë. Dikush, madje e ka hequr edhe pallton që e kishte veshur për t’ja dhuruar dikujt që sonte ka më shumë nevojë për të.
Njëjtë ka vepruar edhe zonja Gjyljeta nga Peja që sonte e ka harruar edhe sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet.
“Unë jam e sëmurë nga kanceri. Dëshiroj t’i dhuroj 50 euro”, ka thënë ajo mes lotëve në emisionin N’drrimi i Natës në Klan Kosova në një linjë telefonike të drejtpëdrejtë për donacione për ta ndihmuar Shqipërinë, përcjell albinfo.ch.
Zonja nga Peja ka prekur të gjithë të pranishmit në studion e NIN-it në Klan Kosova, përfshirë edhe moderatorin e këtij emisioni Alaudin Hamitin që po ashtu mes lotëve e ka përmbyllur emisionin.
Ky gjest i jashtëzakonshëm i bujarisë emocionoi fort dhe përloti edhe këngëtaren Loreta Kaçka, reperin Mozzik dhe aktorin Kushtrim Sheremeti që ishin në studio dhe u bënë pjesë e iniciativës për të mbledhur para për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Pe...
Stërvitja Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Vengu: Paniku i Beogradit ...
Vuçiç kërkon nga Sorenseni angazhim më aktiv të BE-së në dia...
Kurti takohet me ambasadorin italian, diskutojnë zhvillimet ...
Trajneri i Celjes flet para përballjes me Dritën: Duhet të j...
Ballkani Perëndimor drejt integrimit në zonën e roaming-ut t...